VIP

Dua Lipa me të dashurin shijojnë çaste të këndshme me njëri-tjetrin në shkretëtirë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, muaj më parë u zhvendos në Los Angeles të Kalifornisë, për të jetuar tash e tutje atje me të dashurin e saj.

Megjithëse familja e saj ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, Dua u zhvendos në Los Angeles, për të pasur edhe më të afërt çasjen me botën e Hollywoodit.

Ajo ndërkohë, vazhdon të jetë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Dua ka publikuar disa fotografi të reja, ku shfaqet me të dashurin Anwar Hadid, teksa shijojnë disa çaste të këndshme së bashku në shkretëtirë.

 

Çifti po shijojnë disa ditë të mira pushimi në Palm Signs, ndërsa duken tejet të lumtur dhe të dashuruar në fotografitë që kanë ndarë me ndjekësit.

Në qershor të këtij viti, ata mbushën një vit së bashku ndërsa ende vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të komentuar në Hollywood.

 

Ndërsa për sa i përket muzikës, Lipa ende po e shijon suksesin e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”, i cili doli në shitje në mars të këtij viti dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm.

 

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button