Plaçkitësit e bankës në Hajvali (Foto)
Policia po i kërkon të dyshuarit për grabitjen e armatosur në filialin e Bankës Ekonomiken në fshatin Hajvali të komunës së Prishtinës.
Siç është raportuar, më tetor 2012, tre persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata nën kërcënimin e armëve, kanë arritur të grabisin rreth 1200 euro para të gatshme.
Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e cila me herët ka qenë e lajmëruar si e vjedhur. Hetuesit policor të rajonit të Prishtinës, pas ndërmarrjes së një varg veprimesh operative dhe hetimore kanë ngritur dyshimin e bazuar se dy nga personat e përfshirë në rast janë filmuar nga një kamerë sigurie, filmime dhe foto këto që shihen në foto.
Policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve dhe institucioneve që në çfarëdo rrethane të gjithë ata që kanë informacione lidhur me identitetin, vendndodhjen apo çfarëdo informacioni tjetër lidhur me këta të dyshuar, ta njoftojnë policinë në numrin 192.