Plagoset truproja e Hajredin Kuçit
Plagoset truproja personale e Hajredin Kuçit. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shoferin personal të Kuçit. Incidenti me armë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.
Në të thuhet se incidenti ka ndodhur rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme në lagjen Dardania, ku deri te plagosja ka ardhur pas një zënke personale.
Mësohet se të dy personat janë arrestuar . “Dy personat e arrestuar janë kapur për shkak të veprës tentim-vrasje (plagosje me armë zjarri) dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në komunikatë.
“Të dyshuarit Xh. Krasniqi 46 vjeç dhe Sh. Morina 52 vjeç, gjenden në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, për tretman mjekësor. Gjendja të plagosurve është jashtë rrezikut për jetë, dhe ndaj të njëjtëve me autorizimin e prokurorit publik është shqiptuar masa e arrestit policor”, bëhet e ditur në komunikatë.