KosovaLajme

Policët në gjyq, për ushtrim dhune

Tre policë të Kosovës nesër do të përballen në gjykatë. Ata akuzohen nga një qytetar se kanë ushtruar dhunë fizike e psikike në dhomat e stacionit policor numër 2 në Prishtinë. Krejt kjo histori ka nisur më 19 dhjetor të vitit 2003 dhe lidhet me një vrasje në Suedi.

Haxholli thotë se është rrahur, torturuar dhe ofenduar nga 3 policët e stacionit numër 2 në Prishtinë, njofton KTV .

Ai thotë se rrahja nga policët, Osman Gashi, Naser Sopjani dhe Zymer Haliti kishte pasuar vetëm se kishte kërkuar që për rastin e tij të informohet edhe policia e EULEX-it.

Pas rrahjes, Haxholli thotë se kundër policëve ka paraqitur kallëzim penal në prokurorinë publike Komunale dhe atë të Qarkut të cilat akuzojnë policët për keqtrajtim.

Por me vendim krejt ndryshe ka dalë Inspektorati Policor i Kosovës. Aty thuhet se nuk ka prova për shkelje disiplinore nga policët në fjalë.

Pavarësisht kësaj, policët kishin filluar kërcënimet për Haxhollin që të tërheqë kallzimin penal ndaj tyre, ose në të kundërtën do ta vrasin atë.

Policët nuk ishin ndalur me kaq, ata kishin ngritur edhe akuzë ndaj Haxhollit ku thuhet se nuk ka respektuar urdhrat e Policisë.

Problemet për Haxhollin kishin filluar më 19 dhjetor të vitit 2003 kur atë kohë ai po jetonte në Suedi dhe kishte qenë dëshmitar i një vrasjeje.

Vrasja në të cilën kishte qenë dëshmitar Haxholli ishte kryer nga një grup shqiptarësh nga Kosova, që për viktimë kishte mbetur një suedez.

Pas kësaj dëshmie për Haxhollin kishin filluar kërcënimet nga familjarët e palës që dolën fajtorë për vrasjen. Haxholli tregon se si në mars të vitit 2004 ishte rrahur në banesën e tij në Suedi.

Po atë vit Haxholli vendosi të kthehej në Kosovë, por kërcënimet vazhduan edhe në vendlindjen e tij. Gjatë vitit 2008-09 Haxholli thotë se u qëllua me armë vetura e tij derisa ishte duke e vozitur.

Seanca e fundit për këtë rast do të mbahet të hënën më 7 maj në gjykatën komunale të Prishtinës.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button