Ky është momenti kur një polic nga Teksasi, i shpëton jetën një gruaje, që për pak sa nuk goditet nga një makinë.
Policët kishte shkuar në vendngjarje pas një aksidenti dhe po ndihmonin një grua që ishte aksidentuar.
Ata kishin parkuar makinat e tyre dhe po ndihmonin gruan, kur një aksident i dytë ndodh.
Në këtë moment oficeri i policisë e largon gruan nga një goditje fatale. Gjithçka ndodh sa hap e mbyll sytë.
Polici Philip Standefer është vlerësuar si një hero.
Ai bashkë me gruan janë dërguar në spital me plagë të vogla.
Shoferi i furgonit, që përplasi makinën e policisë, është arrestuar dhe është nën akuzë pasi dyshohet se ishte në gjendje të dehur.