Pas përfundimit të luftimeve rreth 30-orëshe në Kumanovë, kanë filluar të dalin detajet e para rreth përleshjes.
Një polic i njësisë speciale i angazhuar në këtë aksion, në kushte anonimiteti ka rrëfyer ngjarjen ekskluzivisht për Indeksonline. Ai ka thënë se shqiptarët kanë qenë të stërvitur mirë dhe me përvojë të madhe në përleshje të armatosur.
“Ata kanë qenë shumë të rrezikshëm. Dukej nga mënyra se si gjuanin, se ishin të stërvitur mjaft mirë për beteja në afërsi”, ka thënë pjesëtari i policisë.
Ai ka treguar një detaj mjaft interesant gjatë përleshjes.
“Ne jemi futur në njërën nga shtëpitë ku u dëgjua thirrja me megafon. Personi që ishte, na është vërsulur me thikë, pasi që i kishin mbaruar municionet dhe fatkeqësisht e ka goditur njërin nga kolegët e mi. Reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm”, ka thënë polici.
“Pas publikimit të fotografive e kam identifikuar atë person dhe ai ka qenë Beg Rizaj”, ka përfunduar polici.