Policia e Tetovës bën të ditur se gjatë një operacioni policor gjatë të premtes janë ndaluar 38 vajza, prej të cilave 36 nga Shqipëria, një shtetase bullgare dhe një maqedonase.
Ato janë të moshave nga 18 deri 30 vjeç. Vajzat ishin punësuar në mënyrë ilegale në lokale dhe restorante ku po punonin si kamariere, valltare dhe këngëtare.
Aksioni u zhvillua në një lokal në Tetovë “Beli 9” dhe lokali “Nota” në Çegran. Policia bëri të ditur se janë ndaluar të gjitha vajzat dhe se pritet verifikimi i dokumenteve të tyre të qëndrimit dhe të punës pranë këtyre lokaleve.