Kronika e ZezeLajmeMaqedoniaVIDEO
Policia e organizoi djegjen e lokalit tim – Video
Pronari i restorantit të djegur mrbëm në lagjen Gjorgje Petrov ku ndodhi vrasja e maturantit maqedonas ka treguar në detaje se si ndodhi djegja e lokalit të tij.
Ai tha se policia i ka lejuar huliganët ta djegin lokalin dhe më pas i kanë ndaluar zjarrëfiksit të vijnë për ta shuar zjarrin derisa është djegur lokali në tërësi.
Zjarrëfiksët janë larg lokalit tim vetëm 100 metra, un mbrëm kam qenë prezent dhe e kam parë organizimin e policisë që kishte për të ma djegur mua lokalin, ata i kanë ndaluar zjarrëfiksët të vijnë me kohë ka thënë Sefedin Isaku pronari i lokalit të djegur dhe të shkatrruar nga ana e huliganëve maqedonas.