VIP
Policia gjermane kërkon Ardian Bujupin
Policia gjermane është vënë në kërkim të këngëtarit shqiptar, Ardian Bujupit, me dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.
Gazeta më e madhe gjermane, Bild, raporton se në mbrëmjen e të shtunës në ora 3:30, Ardiani ishte përfshirë në një fjalosje me një student 19 vjeçar.
Pas fjalosjes, e përditshmja gjermane shkruan se Ardiani ka humbur kontrollin dhe se e ka goditur disa herë djaloshin Philip N, i cili ka pësuar dhe lëndime të rënda trupore.
Policia ishte lajmëruar dhe kur ka arritur në vendin e ngjarjes nuk e ka gjetur Ardianin, i cili ishte larguar.
Mediat gjermane raportojnë se nëse dyshimet mbi Ardianin dalin të vërteta dhe nëse ai shpallet fajtor, atëherë mund të dënohet nga gjashtë muaj deri 10 vjet burg.