Policia Rrugore e Vlorës ka gjetur një tjetër ide origjinale për të sensibilizuar qytetarët të jenë të kujdesshëm për të shmangur aksidentet rrugore.
Orët e vona të mbrëmjes së të shtunës efektivët zbarkuan në një nga diskotekat më të frekuentuara të qytetit bregdetar.
Të pranishmit e shumtë në diskotekë që ishin kryesisht të rinj u suprimuan kur efektivët e policisë shkuan drejt skenës duke ia marre vendin këngëtares Dafina Zeqiri që performonte në klubin e natës. Ata kërkuan me mirësjellje të ndërpritej pak muzika pasi dëshironin të përcillnin një mesazh sensibilizues për të rinjtë dhe veçanërisht drejtuesit e mjeteve.
“Konsumoni alkool deri sa të jeni të vetëdijshëm pasi të drejtosh mjetin në gjendje të alkoolizuar sjell pasoja fatale për jetën”. Kjo ishte në thelb të mesazhit që përcolli zëdhënësja e policisë së Vlorës Dhurata Karaj gjatë fjalës së saj para të rinjve.
Posted by www.Zemra.Org on Sunday, October 11, 2015
Pak kohë më parë efektivë të Policisë Rrugore u dhuronin lule drejtuesve të mjeteve, teksa u kërkonin atyre të respektonin normat e qarkullimit rrugor.