Policia e Reggio Calabrias, në jug të Italisë, njoftoi sot sekuestrimin e 344 kilogramëve kokainë të pastër me vlerë prej rreth 70 milionë eurosh.
Droga u sekuestrua gjatë fundjavës në portin industrial e Gioia Tauros, në Kalabri, një prej portave kryesore hyrëse në Itali për trafiqe të ndryshme, sipas një komunikate të policisë.
Ngarkesa e parë prej 55 kilogramësh ndodhej në një kontejner që vinte nga Brazilie destinuar për në Slloveni dhe ishte deklaruar si ngarkesë me alumin.
Një ngarkesë e dytë më e madhe, prej 289 kilogramë, ndodhej gjithashtu në bordin e një kontejneri që vinte nga Brazili dhe i destinuar për në Triste, në verilindje të Italisë. Ajo ishte deklaruar se përmbante kafe.
Sipas policisë italiane, rreth 932 kilogramë kokainë është sekuestruar që prej fillimit të vitit në këtë port.