Këtë javë, do të përfundojë transferimi i autorizimeve nga KFORI në Policinë kufitare të Kosovës në pjesën e Maqedonisë.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Erhard Biler të shtunën në një ceremoni zyrtare do ta finalizojë procesin e pranim–dorëzimit të kufirit me Maqedoninë nga KFOR-i tek policia kufitare e policisë së Kosovës, duke e nënshkruar marrëveshjen për pranim – dorëzimit të pjesës së tretë dhe të fundit të kufirit në zonën e Zllokuqanit të ulët. Në njoftimin për media thuhet se gjenerali Biler do të jetë i shoqëruar gjatë ceremonisë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe nga kreu i misionit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac.