LajmeMaqedonia

Policia largon protestuesit nga oborri i qeverisë (VIDEO)

Pas daljes nga kontrolli të protestës para godinës së qeverisë, policia i ka larguar me dhunë protestuesit në drejtim të bulevardit Ilinden.

Kordoni policor tashmë ka bllokuar pjesën përpara qeverisë ndërsa protestuesit janë ulur në rrugë dhe po hedhin sllogane kundër qeverisë Gruevski.

22:10 – Mijëra protestues vazhdojnë protestën para godinës së qeverisë në Shkup ndërsa të provokuar nga sjellja e policisë ndaj nënës së të ndjerit, Martin Neshkovski, protestuesit kanë reaguar duke e sulmuar policinë.

Ata kanë nisur të godasin me gurë dhe vezë ndërtesën e qeverisë ndërsa pjesa më e madhe e xhamave të pjesës së përparme të godinës së qeverisë tashmë janë thyer.

Ata kanë nisur ta shajnë Nikola Gruevskin, duke i thënë atij “vrasës”, “Nikola, dil jashtë!”, “Jep dorëheqje” etj.

19:11 – Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka publikuar sot një tjetër “bombë”, në një material video, material që flet për vrasjen e djaloshit 21-vjeçar nga polici Igor Spasovski.

Në bisedën mes Gordana Jankulovskës dhe zëdhënësit të policisë Ivo Kotevski, Jankulovska thotë se mediat pro-qeveritare duhet ta paraqesin rastin sipas versionit të qeverisë.

Si pasojë e kësaj, por edhe e “bombave” të tjera, që flasin për skandale të qeverisë, një numër i madh qytetarësh kanë protestuar përpara ndërtesës së qeverisë.

Protestuesit fillimisht kanë dashur të hyjnë në godinën e qeverisë, por se janë ndaluar nga policia.

Më tej, protestuesit kanë kërkuar nga policia që edhe ata të bashkangjiten në protestën e tyre.

Ndërkaq, protesta vazhdon dhe numri i qytetarëve sa vjen dhe rritet.

Show More

Related Articles

Back to top button