Policia në kërkim të tre personave të dyshuar për grabitje, kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e tyre (Foto)
Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin, zbulimin, grumbullimin e saktë të informacioneve mbi vendstrehimin e këtyre personave, mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm të lidhjeve të tyre, si dhe organizimin e operacioneve të kualifikuara policore të zhvilluara për ketë qëllim.
Përfundimi i operacionit të djeshëm lidhur me arrestimin e të dyshuarve për grabitjet e ndodhura në rajonin e Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve;
Xh. Sh, mashkull, 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
F. G, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
L. Sh, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
I. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
A. H, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
F. C, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.
Përgjatë operacionit policia ka sekuestruar në cilësi të provës materiale edhe: Një (1) revole, trembëdhjetë (13) veturave të llojeve të ndryshme, dy (2) motoçikleta, dy (2) LapTopë, dhjetë telefona celularë, qelësa veturash, dokumentacione të ndryshme, kartela bankash, si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.
Bazuar në rezultatet e hetimeve që po zhvillon policia, pasi që ka identifikuar i ka futur në kërkim policor tre të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.
Këta të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.
Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër.
Kastriot Shala I lindur më 30.07.1995, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Trudë, komuna e Prishtinës.
Ridvan Ademi I lindur më 11.08.1989, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në fshatin Dobratin, komuna e Podujevës.
Leutrim Latifi I lindur më 27.02.1992, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Prishtinë.