www.Zemra.Org

Policia pengon aktivitetet e komunës së Gostivarit

Përkundër pëlqimit të Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani për ndryshimin e regjimit të komunikacionit në udhëkryqin në mes bulevardit Goce Dellçev dhe Ilindenska e që ndërlidhej me kërkesën respektivisht peticionin e parashtruar nga  një grupi i madh të qytetarëve afarist të kësaj lagjeje , Sektori për Punë të Brendshme – Departamenti për komunikacion dhe rrugë nuk dha leje për hapjen e udhëkryqit në fjalë.
Veprimi i këtillë nga ana e organeve policore sipas autoriteteve komunale  ka për qëllim që t’i risë tensionet e qytetarëve dhe afaristëve në fjalë dhe të shkaktojë pakënaqësi tek të njëjtit.
E njoftojmë opinionin më të gjerë se për çdo eskalim të mundshëm të situatës ndërlidhur me vendimin e policisë në fjalë për moslejimin e hapjes së udhëkryqit të lartpërmendur fajtorë do të jenë organet policore dhe ne si komunë amnistohemi tërësisht nga faji thuhet në një reagim të Komunës.

Exit mobile version