www.Zemra.Org

Policia serbe rreh para familjes një shqiptar

shqBujanocVijon dhuna e xhandarmërisë serbe ndaj shqiptarëve në Bujanoc. Gjatë kontrollit për armë të ushtruar në banesën e shtetasit Selim S. Nga Tërëneci i Madh me urdhër gjykatë, policia serbe e ka keqtrajtuar.

Xhandarmeria serbe malltreton Selim S. nga Ternoca nën preteksin e kërkimit të armëve, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

60-vjecari është tërhequr me forcë në sy të familjarëve drejt një fushe ku e kërcënuan që të tregonte se ku e kishte fshehur armën. Madje e kanë detyruar të gërmonte dhe tokën dhe të hapte gropën ku sipas policisë serbe supozohej se Selim S. kishte fshehur armën.

Kryetari i Kuvedit të Bujanocitz.JonuzMusliu i indinjuar rreth këtij veprimi ka bërë të ditur se policia jo vetëm nuk ka gjetur armë por ka keqtrajtuar banorin.

Musliu dënoi këto veprime brutale të policisë serbe ndërsa bëri thirrje që qeveria serbe të ndalë presionin dhe provokimet mbi shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës.

Sipas, z.Musliu, rasti i fundit me Selim S. nga Tërnoci i Madhë ka shkaktuar shqetësime dhe reagime te mesin e popullsisë shqiptare në Luginë.

Lidhur me këtë rastin z.Musliu ka paralajmëruar jo vetëm autoritetet serbe në Beograd, por edhe organizatat ndërkombëtare si këshilltarët politikë të ambasadorit të OSBE-së në Serbi Marcia Cimino.

Exit mobile version