BotaLajmeMaqedonia

Popullsia e Maqedonisë do të zhduket në vitin 3.000

Maqedonia, BeH dhe Rusia gjenden në mesin e dhjetë shteteve që mund të zhduken nëse nuk rritet niveli i natalitetit, vlerësohet në një hulumtim të Kombeve të Bashkuara.

Sipas hulumtimit, zhdukja e popullatës kërcënon edhe Rumaninë, Hungarinë, Maltën, Sllovakinë, Makaon, Hong Kongun e Singaporin.

Hulumtuesit theksojnë se banori i fundit i Rusisë do të vdesë në vitin 2888, që është për rreth 800 vjet, kurse Ukraina do ta përjetojë fatin e njëjtë 400 vjet më vonë, transmeton gazeta boshnjake “Dnevni Avaz”. Sipas këtyre llogaritjeve, popullsia në Maqedoni pritet të zhduket rreth vitit 3.000. Kur është fjala për SHBA-në, kjo do të ndodhë vetëm pas 100. 000 vjetëve.

Sipas këtij vlerësimi, midis shteteve që do të ekzistojnë, përveç SHBA-së, janë edhe Norvegjia, Franca, Azerbajxhani, Tunizia, Koreja Jugore, Australia, Antilet, Santa Lucia, etj. Hulumtuesit në KB konsiderojnë se disa vende nuk do të ekzistojnë. Para se gjithash janë shtetet në Afrikë, Lindjen e Afërt, përveç Iranit, vendet në Azinë Qendrore dhe Kaukaz. Shteteve si Afganistani, Pakistani, India, Mongolia, Indonezia, Filipinet, si dhe shumicës së shteteve të Amerikës Latine, përveç Brazilit dhe Kilit, nuk i kërcënohet zhdukja.

KB rregullisht publikojnë të dhëna me titull: “Studimet rreth popullsisë së botës”. Studiuesit pas llogaritjeve në bazë të numrit të lindjeve aktuale përcaktojnë për çdo vend datën e vdekjes së gruas së fundit, që shënon fundin e reproduksionit të popullsisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button