Në hulumtim kanë marrë pjesë 14 mijë femra dhe meshkuj. Hulumtuesit janë interesuar se cila pozë për ta është më e mira për seks sa më të gjatë
DËSHIRONI që marrëdhënia juaj seksuale të zgjat pak më shumë?
Nëse përgjigja është pozitive, atëherë do të interesojnë rezultatet e një hulumtimi të Universitetit në Kentucky, i cili është bërë në 14 mijë femra dhe meshkuj.
Hulumtuesit, kanë qenë të interesuar se cila pozë për ta është më e mira për seks sa më të gjatë.
Përgjigjet janë këto:
– 55 për qind e femrave dhe e meshkujve konsiderojnë që seksi zgjat më shumë kur femra qëndron sipër.
– 30 për qind e femrave dhe e meshkujve theksojnë pozën misionare si më të mirën, kur është fjala për marrëdhënie më të zgjatur.
– 25 për qind e tyre konstatojnë se si seksi në pozën “e lugës” (anash) zgjat marrëdhënien seksuale. Kur është femra sipër, klitorisi i saj stimulohet maksimalisht.
Nga ana tjetër, 17 për qind e të intervistuarve konsiderojnë që poza doggy (e qenit) është e shkëlqyeshme për seks të shpejtë, përkatësisht për të gjitha ato çifte të cilat dëshirojnë t’i shpejtojnë gjërat.
Në të vërtetë, në këtë pozë, penisi përjeton fërkimin më të madh, i cili shpejton ejakulimin.