Pozitat më të mira për të ngelur shtatzënë
Nëse dëshironi fëmijë, nuk mjafton vetëm të çoni dashuri në ditët kur ovulacioni është në kulm. Rol të rëndësishëm luajnë edhe pozitat të cilat i zgjidhni gjatë seksit.
Besohet se disa pozita bëjnë mrekulli kur bëhet fjalë për bërjen e foshnjës. Ekspertët mendojnë se nëse praktikoni pozita të cilat mundësojnë që sperma të qëndrojë sa më gjatë në vaginë, shanset për fekondim rriten.
Prandaj, shumica e ekspertëve pohojnë që ‘pozita e misionarit’është më e mira për shumë arsye. Para së gjithash lejon penetrim më të thellë, ndërsa sperma qëndron drejtpërdrejtë në hyrjen e mitrës. Duke qenë se mashkulli është përmbi, pesha e tij do ta pengojë daljen e ejakulatit nga vagina.
Një tjetër pozitë e cila shton shanset për shtatzëni është ajo ‘e qenit’. Kjo pozitë është mjaft e efektshme pasi që partneri hy në vaginë nga prapa, ashtu që spermatozoidet duhet të kalojnë rrugë më të shkurtër drejt cakut.
Nëse partneri juaj ka tepricë kilogramësh dhe kjo pozitë ju shkakton pakëndshmëri, atëherë provojeni në pozitë të shtrirë.
Pozita anësore, kur partneri vendoset prapa femrës, është një tjetër pozitë përmes së cilës sperma arrin më lehtë në qafën e mitrës.
Gjasa më të vogla për shtatzëni do të keni nëse bëni dashuri duke qëndruar në këmbë, ulur ose kur femra është përmbi. Këto pozita nuk e lejojnë qëndrimin e gjatë të spermës në vaginë.