Në Prishtinë kanë votuar disa nga përfaqësuesit e lartë të partive politike, të cilat pretendojnë se do të dalin fituese në këto zgjedhje të parakohshme.
Kështu, në shkollën “Faik Konica” të kryeqytetit kosovar ka votuar kryeministri në ikje, Hashim Thaci, si dhe nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala.
I pari, gjatë fushatës elektorale ka premtuar liberalizimin e vizave dhe afrimin e Kosovës me BE-në nëse i jepet një mandat i dytë.
Ndërsa, Shala ka shprehur bindjen e tij se do të jetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ai që do të qeverisë Kosovën pas këtyre zgjedhjeve.
Ndërkohë, në Fakultetin Ekonomik ka votuar edhe lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për ndryshimin.