Rep-artisti i njohur, 2 Ton, është shumë i veçantë në interpretimin e projekteve muzikore.
Ai në rrjete sociale informon fansat për jetën dhe karrierën profesionale, por edhe udhëtimet që bënë jashtë shtetit.
Ndërkohë, reperi ka bërë të ditur ditën e djeshme (e shtunë) se ka lansuar këngën e re.
“Aktore” mban titullin projekti muzikor, që kësaj radhe i është besuar producentit Nego.
Në klip artisti shihet me një modele, derisa u pa edhe me veshje plot stil, xhirime të cilat i ka kryer N’pik Creative.
Tutje theksojmë se deri më tani “Aktore” ka arritur mbi 600 mijë klikime në kanalin YouTube.