Teknologji

Prodhohet celulari që paloset si letër

Si rezultat i bashkëpunimit të grupit studiues të Universitetit Amazona me specialistët e Laboratorëve të medies njerëzore të Universitetit Queens të Kanadasë, është prodhuar një celular i hollë sa një letër, i cili mund të paloset apo përdridhet si një letër.
Telefoni-letër (paper-phone) do të takohet me klientët brenda 5-vjetëve. Krahas funksioneve të telefonatave dhe dërgimit të mesazheve, ky telefon do të pajiset dhe me funksione të tjera si dëgjimi i pjesëve muzikore dhe shfaqja e librave postarë.
Një interaktiv i vogël i përdorur në telefon duket dhe funksionon si një letër. Nëse dëshironi të flisni, e hapni dhe e bëni celular të zakonshëm. Kur palosni cepin ndërroni faqet. Ose nëse dëshironi sipër tij mund të mbani shënime me lapsë, u shreh projektuesi i telefonit-letër Dr. Roel Vertegaal duke folur për veëoritë e këtij telefoni të ri.
Në sistemin e telefonit është përdorur një sipërfaqe me prekje e ndjeshme ndaj shkrimeve dhe fotografive. Ky sistem është përdorur më parë për të parë drejtimin dhe mënyrën se si përdoruesi e kthen laptopin. Telefoniëletër do të prezantohet sot në Konferencën e ndikimit kompjuter-njeri të organizuar në Vankuver.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button