Linda Halimi ka folur më në fund për partnerin, se përse e zgjodhi pikërisht atë në jetën e saj.
Këngëtarja Linda Halimi ka pranuar shpesh komente lidhur me përzgjedhjen e partnerit të saj mirëpo për të gjithë ata që donin ta dinin se përse ishte pikërisht ai që e zgjodhi, Linda e ka dhënë përgjigjen e prerë, shkruan lajmi.net.
Dikush prej ndjekësve i ka bërë pyetje në Instagram dhe këngëtarja ka treguar se sa e dashuruar është dhe se nuk i pengon fare nëse partneri i saj është ndryshe.
Ajo tash e sa kohë ka kurorëzuar lidhjen me reperin Dawon Edwards, i njohur si Big D me të cilin e ka edhe një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.