Futbollisti i Paris Saint Germain Zlatan Ibrahimovic në vitin 2013 ka blerë kishën e rrënuar evangjeliste në Stokholm për 4,7 milionë euro për të ndërtuar aty banesa luksoze ndërtimi i të cilëve ka filluar para disa ditëve.
Fjala është për ndërtesën me 4 kate e me sipërfaqe rreth 1 mijë metra katrorë, përmendoren e mbrojtur të kulturës ndërtuar në vitin 1898 e cila me vite përdorej si kishë, transmeton koha.net.
Ibrahimoviq tashmë është dëshmuar si ndërmarrës i suksesshëm në ndërtimtari.
Ai edhe në Amerikë ka pasur investime të ngjashme nga të cilat ka pasur mjaft përfitime.
Nëse kësaj i shtohet edhe paga vjetore prej rreth 16 milionë eurosh që i merr nga sheikë të Katarit (plus sponsorizimi), atëherë duhet pranuar se Ibrahimovic di ta rrotullojë shumë edhe paranë, jo vetëm topin.