Teknologji

Pse nuk duhet ta mbushni telefonin tuaj kurrë me mbushësin e telefonit të dikujt tjetër?

Të gjithë kemi qenë aty. Celularit ose tabletit po i mbaron bateria dhe ti e ke harruar karikuesin në shtëpi. Nuk bën dëm nëse merr borxh një të tillë nga një pasagjer tjetër në aeroport apo në recepsionin e hotelit… apo jo?!

“Më 2019, kjo përbën një gabim shumë të madh”, shprehen ekspertët e sigurisë kibernetike.

“Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i marrësh borxh”, shprehet Charles Henderson nga IMB security.

“Nëse jeni në një udhëtim dhe papritmas kuptoni se keni harruar mbathjet e çorapet. Besoj se nuk do t’i kërkonit një bashkëudhëtari që t’ia merrni borxh? Do të shkonit në një dyqan e do të blinit të reja” shprehet ai.

Henderson drejton një ekip hakerash që klientët i punësojnë për të thyer sistemet e kompjuterëve të tyre me qëllim që të zbulojnë pikat e dobëta. Që kur hakerat kanë gjetur mënyrën për të implantuar karikuesit me viruse që mund të “rrëmbejnë” pajisje dhe kompjuterë, ekipi i tij përdor një truk që u mëson klientëve që të bëhen paksa mosbesues ndaj karikuesve të të tjerëve.

Po ashtu, javën e kaluar, në Konferencën e hakerave të mbajtur në Las Vegas, një haker me nofkën “MG” prezantoi një karikues Iphone që e kishte modifikuar, shkruan scan.tv.

Pasi e lidhi me një kompiuter, ai u fut direkt në IP-në e tij dhe e mori në zotërim atë. Hakeri sipërmarrës tha se kishte një numër të konsiderueshëm karikuesish të tillë që po i shiste me 200 dollarë copën.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button