Biseda e përgjuar midis kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov po vazhdojnë të nxisin reagime të mëtejshme.
PDSH ka theksuar se ajo është e prerë, modifikuar dhe montuar nga ana e LSDM-së.
Në Youtube është publikuar edhe Audio e saktë që pretendohet të jetë në bisedën e përgjuar mes Thaçit dhe Mijallkov: “kundër komunistëve , LSDM dhe çetnikëve, do jem me ju deri në fund, deri në vdekje”.
Tani nuk bëhet e ditur si ka dalë kjo AUDIO në publik dhe cila është e vërteta ajo e Zaevit apo kjo?