Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar të shtunën mbrëma rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, pasi sipas policisë, kishte kanosur një zyrtar policor.
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu, ka dhënë versionin e tij sesi erdhi deri te arrestimi i tij mbrëmë në një kafiteri në Prizren.
Fazliu kishte mohuar se ka kanosur zyrtarin policor, madje ka thënë se as nuk e ka shikuar.
Ai shprehet i habitur se pse u arrestua.
Gjithashtu thotë se është kërcënuar tri herë nga eprori i Policisë në Prizren me fjalët “çka hamomi po lyp në Prizren”, teksa ndodhej në stacionin policor.
“Faktikisht as vetë nuk di me shpjegu sesi ka ardhë deri te arrestimi, sepse absolutisht unë as fjalën më të vogël e as rastin më të vogël nuk ia kam jap zyrtarit policor që të sillet në atë mënyrë me mua. Kështu që e di se ai në mënyrë tendencioze është sjellë në atë mënyrë me mua, këtë e di. Këtë ja kam shpjegu edhe hetuesve edhe sigurisht e dinë sepse i kanë parë edhe video-incizimet, edhe prokuoria e ka pa që unë absolutisht s’kam pas të bëjë as me ndonjë kanosje as asgjë të tillë ndaj zyrtarit policor”, ka deklaruar Faik Fazliu.
Per te pare videon, klikoni KETU