“Rusia edhe më tej do t’i përkrahë serbët në betejën e tyre të drejtë për ruajtjen e territorit, banorëve dhe objektet fetare në Kosovë. Moska nuk do ta pranojë shtetin e vetëshpallur të Kosovës, që u krijua me shkeljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB si dhe të gjitha normave të së drejtës ndërkombëtare”. Kjo ka qenë porosia të cilën të enjten ia ka përcjell presidenti rus, Vladimir Putin, patrikut serb Irinej, gjatë takimit me të në Kremlin
Presidenti rus, siç transmeton “Novosti” i ka përcjell kreut të Kishës Ortodokse Serbe porosinë se Moska edhe më tej do të mbrojë qëndrimin e saj parimor në skenën ndërkombëtare se Kosova juridikisht territor serb.
Pas fjalimeve të përfaqësuesve të kishave ortodokse, veçmas të patriarkut serb Irinej, Putin ka folur për telashet që ka pasur populli serb në Kosovë.
Patriarku serb, siç shkruan gazeta serbe, është ndarë i kënaqur për bisedën që pati me kreun e shtetit rus, sepse është bindur se Putin është i informuar mirë se sa vuan populli serb dhe etnitetet tjera jo shqiptare në Kosovë.