LajmeMaqedoniaPolitika

Qeveria, fajtore nëse kthehen vizat

Bashkimi Demokratik Shqiptar është deklaruar lidhur me paralajmërimet  e fundit për masat e mundshme sanksionuese kundër qytetarëve, kryesisht shqiptar që kanë tentuar përfitimin e statusit të azilit në vendet e BE-së. “Heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë me arsyetim se gjoja  ky shtet ka plotësuar kushtet në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nxori në shesh krimin politik, ekonomik dhe kulturor të Maqedonisë ndaj shqiptarëve që përbëjnë më shumë se 1/3 e popullsisë së përgjithshme të këtij shteti. Efektet bombë të fazës së parë të spastrimit etnik modern (e që ende vazhdon) nxorën në shesh realitetin tragjik në të cilin jetojnë shqiptarët në Maqedoni dhe faktin se ky shtet është larg standardeve të demokracive perëndimore dhe funksionon në kundërshtim të plotë me vlerat euro-amerikane”, thekson BDSH.
Sipas kësaj partie, ballafaqimi i shteteve të Evropës perëndimore me numrin e lartë të azil-kërkuesve i ka detyruar Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave të rishqyrtojnë validitetin e vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë.
“Fatkeqësisht, në debatet rreth kësaj teme shigjetat drejtohen kundër viktimave e jo kundër atyre që kanë mbjellur varfëri të skajshme të popullatës, papunësi marramendëse dhe diskriminim racial. Për BDSH, azil-kërkuesit janë viktima dhe çdo vendim kundër tyre do t’i sjell në situatë të viktimizimit të dyfishtë! Nëse ndaj dikujt duhet aplikuar vizat dhe izolimi, atëherë janë pikërisht politikanët e implikuar në plaçkitjen e pasurive të popullit që duhet t’i bartin pasojat dhe sanksionet”, thekson kjo parti.
“Pa heqjen e të gjitha formave të diskriminimit, shqiptarët e Maqedonisë rrezikohen të shndërrohen në popull apatrid! Pra të shndërrohen në persona që asnjë shtet nuk i konsideron si qytetarë të vet! Vetëm heqja e diskriminimit dhe investimet për të hequr dallimet në zhvillim mund të krijojnë parakushtet që edhe shqiptarët e Maqedonisë të lëvizin lirshëm në Evropën perëndimore dhe shtetet tjera të demokracive në përputhje me kriteret e Marrëveshjes së Shengenit!”, nënvizon në fund të komunikatës BDSH.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button