“Që nga viti 2007, ZGJOHU! dhe shoqatat partnere kanë alarmuar për këtë tendencë të falsifikimit të historisë dhe përvetësimit të trashëgimisë shqiptare nga ana e VMRO DPMNE dhe pseudoarkeologut falsifikator Pasko Kuzman. Edhepse publikisht deklaroi që punimet në atë kishë do të ndalojnë menjëherë, Kuzman në mënyrë tinzare vazhdoi ngritjen e tempullit të falsifikimit të historisë gjatë natës që shkaktoi revoltë tek shqiptarët. ZGJOHU! dhe shoqatat tjera nuk kanë asgjë kundër ndërtimit të objekteve fetare, por ne kundërshtojmë ndërtimin e tyre mbi toka shqiptare, si Kalaja Ilire dhe shtëpia e lindjës së Nënës Terezë në Shkup” thuhet në reagimin e Zgjohut.
“Ndjejmë nevojë t’ia tregojmë z. Kuzman dhe të gjithëvë në VMRO DPMNE historinë e Kalasë së Rozafës, muret e së cilës po ndërtoheshin nga tre vellëzer ditën, por çuditërisht shembeshin gjatë natës. Një plak i urtë i këshilloi djemtë që të murosin njërën nga bashkëshortet e tyre në mur si kurban për Kalanë në mënyrë që të qëndrojnë muret dhe mos të shembën. Ata vepruan siç i këshilloi plaku dhe sot muret e Kalasë së Rozafës qëndrojnë të fortë. Me keqardhje themi se historia e gërmimeve në Kalanë e Shkupit dhe ndërtimit të kishës në atë kala kanë filluar të ngjasojnë me historinë e Rozafës, por shpresojmë që partitë politike nuk do të lejojnë që tolerenca ndërtetnike dhe ndërfetare të bëhet kurban e çmendurisë së Pasko Kuzmanit në mënyrë që ato mure të qëndrojnë” thuhet më tej në reagim.
ZGJOHU! apelon deri tek qeveria që mos të bjen pre e çmendurisë së Pasko Kuzmanit dhe në rast se nuk ndalon këtë absurditet, atëherë qeveria qëllimisht provokon shqiptarët dhe qëllimisht nxit urrejtje për të tensionuar marrëdhëniet ndëretnike në vend. Tensionimi i marrëdhënieve ndërtetnike në asnjë mënyrë nuk duhet t’ju shërbejë partive politike si mjet që e shfrytëzojnë për ngritje të rejtingut para zgjedhjeve të mundshme të parakohshme në vend.