Rafael Nadal thotë se ky është sezoni më emocionues për të, pasi mbrëmë mposhti Novak Djokovic për të fituar titullin e US Open.
Spanjolli, i dyti në botë, triumfoi ndaj serbit, i pari në botë, në katër sete (6-2, 3-6, 6-4, 6-1) për të fituar titullin e dytë US Open.
“Për disa gjëra ky sezon është ndoshta më emocionuesi në të gjithë karrierën time. Jam ndjerë se kam bërë gjithçka si duhet, për të fituar shansin tim këtu”.
“Ju luani një ndeshje kundër njërit prej lojtarëve më të mirë në histori siç është ky, Novak, numri një i botës, ndoshta në sipërfaqen e tij favorite, dhe siç kam thënë një ditë më herët, do të duhej të isha po thuajse i përkryer për të fituar”.
“Për mua do të thotë shumë të kem këtë trofe. Thjesht është mrekulli”, ka thënë Nadal.