FutbollSport

Renova në fund e lëshoi fitoren

Renova shënoi edhe një barazim në një ndeshje derbi. Javën e kaluar bardhekaltrit ia rrëmbyen një pikë Shkëndijës në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa sot atyre po në fund të lojës një pikë ia mori Metalurgu me golin e shënuar nga Ilijoski (90’).

Kështu ndeshja në Tetovë përfundoi pa fitues 1-1. Renova kaloi në epërsi në minutën e 12-të me golin nga penalltia të cilin e shënoi Jancevski. Vlen të theksohet se mysafirër nga Shkupi plotë 80 minuta ishin pa Kralevskin që u ndëshkua me karton të kuq.

Fitore nuk arriti as Vardari, pasi takimi në Kratovë kundër Sileksit u mbyll po me barazim 1-1. Ndërsa në tre ndeshje të tjera të javës së 17-të vendasit shënuan fitore. Rabotnicki mundi 11 Oktomvrin 3-1, Bregallnica ishte më e mirë se Teteksi prej 2-0 dhe Napredoku mposhti Horizont Turnovën 1-1. Të hënën në Ohër, Ohridi prêt Shkëndijën e Tetovës.

Rezultatet

Renova – Metalurg                   1-1

Rabotnicki – 11 Oktomvri        3-1

Sileks – Vardar                                    1-1

Napredok – Horizont T.                       1-0

Bregallnica – Teteks                 2-0

 

Renditja: Vardar 41, Metalurg 36, Shkëndija 30 (-1), Sileks 26, Bregallnica 25, Renova 21, Ohrid 20 (-1), Napredom 20, Rabotnicki 18, Teteks 17, Horizont T. 15, 11 Oktomvri 9.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button