Kështu ndeshja në Tetovë përfundoi pa fitues 1-1. Renova kaloi në epërsi në minutën e 12-të me golin nga penalltia të cilin e shënoi Jancevski. Vlen të theksohet se mysafirër nga Shkupi plotë 80 minuta ishin pa Kralevskin që u ndëshkua me karton të kuq.
Fitore nuk arriti as Vardari, pasi takimi në Kratovë kundër Sileksit u mbyll po me barazim 1-1. Ndërsa në tre ndeshje të tjera të javës së 17-të vendasit shënuan fitore. Rabotnicki mundi 11 Oktomvrin 3-1, Bregallnica ishte më e mirë se Teteksi prej 2-0 dhe Napredoku mposhti Horizont Turnovën 1-1. Të hënën në Ohër, Ohridi prêt Shkëndijën e Tetovës.
Rezultatet
Renova – Metalurg 1-1
Rabotnicki – 11 Oktomvri 3-1
Sileks – Vardar 1-1
Napredok – Horizont T. 1-0
Bregallnica – Teteks 2-0
Renditja: Vardar 41, Metalurg 36, Shkëndija 30 (-1), Sileks 26, Bregallnica 25, Renova 21, Ohrid 20 (-1), Napredom 20, Rabotnicki 18, Teteks 17, Horizont T. 15, 11 Oktomvri 9.