Në javën e katër të kampionatit të Maqedonisë zhvillohen disa ndeshje interesante. Të dielën (ora 20:00), në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, skuadra e Renovës do të takohet me Vardarin, i cili në tre ndeshjet e parë ka po aq fitore.
Bardhekaltrit në këtë superduel do të hyjnë me mungesa të shumta, pasi për shkak të lëndimeve nuk do të paraqiten Siljanovski, Ismaili dhe Statovci.
“Edhe pse jemi të hendikepuar pa tre lojtarë titullarë ne nuk do të dorëzohemi, përkundrazi do të luajmë futboll dhe në fund le të fitoj më i miri. E dimë se Vardari ka nisur mirë kampionatin e ri, por kjo nuk na frikëson, sepse Renova ka përvojë të madhe në Ligën e parë”, tha drejtori sportive, Lirim Saiti.
Të dielën luan edhe Shkëndija (ora 16:30), e cila në fushë të vet e pret Napredokun e Kërcovës. Përvec fitores së kuqezinjve “ballistët” nuk presin ndonjë rezultat tjetër. Tërnocasi Gjelbrim Taipi shpreson të jetë titullar në këtë takim.
“Vetëm me Rabotniçkin kam munguar, kurse në ndeshjet tjera kam qenë në lojë. Mendoj se do të luaj edhe kundër Napredokut, dhe pres që fitorja të na takoj neve, sepse jemi skuadër më e mirë se ata” u shpreh ai. Në formacionin e parë të kampionit aktual pritet të jetë edhe Mensur Kurtishi, i cili në debutimin e parë në fanellën kuqezi shënoi dy gola kundër Ohrid Lotes, ndeshje kjo e vlefshme për Kupën e Maqedonisë. Këtij të fundit shoqëri në sulm do t’i bëjnë Sali, Hyseni dhe Hasani.
Ndeshjet, java e katër
E shtunë, ora 16:30
Horizont T. – 11 Oktomvri
Teteks – Sileks
Bregallnica 2008 – Ohrid 2004
E diel, ora 16:30
Shkëndija – Napredok
Metalurg – Rabotnicki
Vardar – Renova (ora 20:00)