www.Zemra.Org

Rexhep Taip Erdogan nuk tha Kosova është Turqi

eroganPërkthyesi për një kohë të gjatë i kryeministrit turk, Bekim Muftarevic ka thënë se deklarata e Rexhep Tayip Erdogan “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë” është përkthyer gabimisht.

Muftarevic ka shpjeguar se çfarë realisht kanë nënkuptuar fjalët e Erdoganit është se “Ai e ndjenë veten si në shtëpi në Kosovë dhe beson se një qytetar i Kosovës do të ndihej si në shtëpi në Turqi”.

“E njëjta gjë do të mund të thuhej edhe në Serbi, ku serbët në Turqi do të mund të ndiheshin si në shtëpi dhe anasjelltas”, ka thënë Muftarevic.

Ai ka shtuar më tutje, se nëse Erdogani do të thoshte se “Kosova është Turqi” atëherë në Turqisht do të thuhej në këtë mënyrë, ““Kosovo Turk topragidir ili yurdu” që do të nënkuptonte “Kosova është territor i Turqisë”, transmeton Zëri.

Fjalët sipas përkthyesit të Erdoganit janë përkthyer në mënyrë letrare e jo substanciale.

Exit mobile version