VIP

Rezarta Shkurta ironizon në këngë Afrovitin

Dikur ishin mikesha të ngushta, ndërsa sot nuk flasin më me njëra-tjetrën. Fjala është për këngëtaren e njohur Rezarta Shkurta dhe modelen Afroviti Goge, të cilat prej disa muajsh janë kthyer në armike… Duket se ky është dhe motivi që trajtohet në këngën e fundit të këngëtares, pavarësisht se Rezi u justifikua duke thënë që vargjet janë shkruar nga Pirro Cako, teksti i përshtatet më së miri, historisë së saj me modelen nga Tirana.

“Ty të kisha motër (Rezi ndante gjithçka me të), brenda zemrës sime/Rrugëve të ketij qyteti/Mike s’më kuptove, mike s’më besove/Botës sime ju largove… Janë këto vetëm disa nga vargjet e para të këngës së Shkurtës, e cila rezulton të jetë një ndër më të preferuarat e momentit nga klikimet e fansave në internet. Madje ka shumë gjasa që këngëtarja të vlerësohet me ndonjë çmim të rëndësishëm në këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike”, pasi kënga është me të vërtetë e një niveli të lartë… Ajo që të bën më shumë përshtypje në tekst është konotacioni negativ që mbart. “Budallaçkë e vogël” është titulli i këngës në vargjet e së cilës gjen jo rrallë herë edhe nota urrejtje… Miqësia e dy vajzave pësoi krisjen e parë, që kur ato të dyja u bën pjesë e reality show-t “VIP Shpija” në Kosovë…

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button