VIP
Rihanna ndahet nga i dashuri
Këngëtarja e njohur Rihanna ka kaluar pushimet në Barbados pa të dashurin e saj, Matt Kemp, duke konfirmuar thashethemet se i ka dhënë fund romancës.
Një mik i këngëtares deklaroi për mediet amerikane se çifti është ndarë, pasi nuk gjenin kohë për njëri tjetrin, ndërsa një mik i sportistit të njohur shpjegoi se Matt nuk mund ta përcjellë Rihannan dhe i duhet një vajzë e zakonshme.
Rihanna (22) filloi lidhjen me yllin e bejsbollit nga Los Angeles, Matt Kemp (22) dhjetorin e kaluar. Para tij, ajo ishte në lidhje me këngëtarin Chris Brown.