Sipas pretendimeve të fotografit, i cili u prononcua për “Reuters”, videoklipi “S&M” bazohet në tetë skena, të cilat janë pjesë e tetë fotografive të tij.
Menjëherë pas publimit të videoklipit, LaChapelle akuzoi këngëtaren nëpërmjet faqes së tij në “Twitter”, por tani çështja do të përfundojë në një gjykatë.
LaChapelle është i njohur për drejtimin e disa videoklipeve të njohura, si “Everytime” i Britney Spears, “Dirty” i Christina Aguilera dhe “Rich Girl” i Gwen Stefani.