Këngëtaret janë të njohura për ekstravagancën ekstreme që i shoqëron ato, arsye kjo që e bën Rihannan të brengoset se një ditë që të tria mund të takohen me rroba të njëjta.
“Gjëja më e keqe do të ishte që të ndesheshim në tepihun e kuq me rroba të njëjta, kështu që ne të tria kontaktojmë që të sigurohemi. Asnjëra nuk kemi frikë në veshje. Unë dhe Katy, ashtu si Gaga, flasim vazhdimisht për atë që do të veshim”, u shpreh Rihanna.