Rihanna topless, qortohet nga fermeri
Një fermer irlandezo-verior ka urdhëruar Rihanna-n që të vishej kur po xhironte videoklipin e saj.
Një fermer irlandezo-verior ka urdhëruar Rihanna-n që të vishej kur po xhironte videoklipin e saj.
Këngëtarja është parë topless në një moment të xhirimeve në Bangor të Irlandës së Veriut. Kur fermeri Alan Graham e pa të zhveshur, mendoi se kjo gjë ishte e papërshtatshme.
“I thashë që të ndalonin xhirimet kur e pashë nudo dhe ata ndaluan. Bisedova me Rihanna dhe ajo e kuptoi mentalitetin tim. U ndamë me shtrëngim duarsh”, tha fermeri.
“Kur më kërkuan shfrytëzimin e tokës sime për xhirimin e videoklipit nuk e dija kush do të vinte. Kjo është toka ime dhe dua që në të të respektohet etika nga të gjithë. Sipas këndvështrimit tim, lakuriqësia ishte e tepërt”, shtoi Graham.