Me rastin e 10 vjetorit të daljes në skenë të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), pjesëtarë të kësaj armate përmes një video të bërë publike nëpër rrjete të ndryshme sociale, shihen duke përformuar diku në malet e Kosovës.
Sipas pamjeve të kësaj video shihet që incizimi është bërë këto ditë pasi që vërehet edhe nga xhirimet. Gjatë rreshtimit të prestarëve të kësaj armate të cilët shihen të uniformuar dhe armatosur raporton pjesëtari i quajtur me nofkën “Gurra”.
Gjatë fjalimit të tij ai potencon që kjo armatë feston 10 vjetorin e daljes në skenë si dhe qëllimi i saj është të luftohen padrejtësisë që i behën kombit tonë . AKSH në strategjinë e vetë nuk vepron në trojet e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, përveç në ato raste ku ndihet e rrezikuar siguria kombëtare.
Qëllimi i AKSH-së është bashkimi i trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm. Ne respektojmë të gjitha forcat e sigurisë në Kosovë, duke përfshirë FSK-në, Policinë e Kosovës, si dhe forcat e huaja të cilat janë të përkohshme në Kosovë, si KFOR-in, EULEX-in etj, thuhet në fund të leximit të një deklarate para pjesëtarëve të AKSH-së, nga eprori i kësaj armate.