Rita Ora dëshiron duet me Madonnan
Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, është duke shpresuar se roli i saj në linjën e modës së Madonnas, “Material Girl”, mund të ndikojë që ajo të ketë edhe një bashkëpunim në studio me mbretëreshën e pop muzikës.
Rita së fundmi nënshkroi një kontratë të vlefshme 765 mijë dollarë me Madonnan për të qenë pjesë e linjës së modës “Material Girl”, ndërsa Rita shpreson që të realizojë një duet me idhullin e saj.
“Unë vdes që kjo të ndodhë. Unë do të isha femra më e lumtur në planet, por kurrë nuk do t’ia kërkoj këtë. Unë po ëndërroj që ajo ta kërkojë nga unë. Kur së pari u takova me të, ju keni mundur të shihni në fotografinë që e bëmë bashk se sa nervoze isha, por ajo ishte shumë e mrië”, theksoi Rita për Daily Telegraph.
Rita Ora besohet se është duke punuar në albumin e saj të dytë me disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore.