www.Zemra.Org

Rita Ora: Nëna nuk besoi se do bëhesha yll

Pop ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka deklaruar se në fillim kur ajo u ka thënë prindërve se do të fillonte karrierën e këngëtares, ata nuk kishin besuar se ajo vërtet mund ta bënte këtë.

Rita, e cila u rrit në Londër, por që ka prindër kosovarë dhe është lindur në Kosovë, ka arritur të prekë majat e top listave britanike dhe botërore, ndërsa tani kur po lanson albumin e saj të ri “ORA”, është vënë më shumë se kurrë më parë në pah jeta e saj private, për të cilën janë entuziaste mediat e huaja.

“Nuk e di se nga e kam marrë këtë zeje. Askush në familjen time nuk është muzikant. Kur u kam thënë prindërve: ‘Ok, dua të këndoj’. Ata thejsht ishin: ‘Huh?’”.

“Nëna ime nuk ishte e sigurtë nëse unë do të mund të këndoja dhe kur erdhi në kor të më dëgjojë, atëherë ajo e kuptoi talentin tim. Por, prindërit e mi gjithmonë dëgjonin muzikë në shtëpi dhe nëna ime vallëzonte me këngët e Tina Turner në kuzhinë. Sigurisht, duket ta kem marrë prej saj talentin”, ka thënë Rita.

Exit mobile version