Emri i Cristiano Ronaldos është shënuar në një tjetër listë rekordesh, pasi ai është bërë lojtari i parë portugez që ka shënuar në pesë turne të mëdha të futbollit.
Superylli i Real Madridit ka shënuar golin e parë në një turne të rëndësishëm me përfaqësuesen në Euro 2004. Dy vite më vonë ai u regjistrua në listën e golashënuesve në Kampionatin Botëror 2006.
CR7 ka shënuar po ashtu edhe në Euro 2008 dhe në KB 2010, ndërsa në shkëlqimin e të dielës mbrëma ndaj Holandës, ai u bë pjesë e historisë si lojtari i vetëm që ka shënuar në pesë turne të mëdha për Portugalinë.