Rovena Stefa dhe Labinot Tahiri, më të preferuar për dasma në Kosovë
Këngëtarët e estradës shqiptare Rovena Stefa dhe Labinot Tahiri janë më të preferuarit e dasmave gjatë këtij sezoni.
Kjo është bërë e ditur përmes një sondazhi që ka përmbledhur nga Top Kosova Radio, e cila ka dëgjuar vlerësimet e dëgjuesve dhe letra të lexuesve të saj.
Më së shumti i preferuari i gjinisë femrore për të kënduar nëpër dasma ka qënë këngëtari Labinot Tahiri.
Por shumica e meshkujve kanë preferuar këngëtaren Rovena Stefa që ta kenë në dasmën e tyre. Interesante në këtë sondazh ishte se pjesa e madhe e dëgjuesve kanë qënë beqarë që po piketonin një këngëtar për dasmat e tyre. Nuk kanë mbetur pa u përmendur edhe këngëtarët si: Dani, Xeni, Artiola Toska, Ermal Fejzullahu, Lori, Afrim Mucici, Remzie Osmani etj, të cilët sipas dëgjueve të kësaj radio janë disa prej këngëtarëve të prefuar që i “kallin” dasmat.