Rozana Radi: Aktrimi primar ndaj këngës
Rozana Radi thotë se aktrimi gjithmonë është primar ndaj këngës, edhe pse ajo i pëlqen të dyja profesionet e saj.
Rozi së fundi ka qenë e angazhuar në fushën e aktrimit duke pasur rolin kryesor në shfaqjen teatrale “Mirandolines”, e cila pas një sezoni të suksesshëm do të rikthehet në teatro sërish në shtator. Dhe, në një internistë dhënë për të përditshmen kosovare “Zëri”, këngëtarja nga Shqipëria ka zbuluar se aktrimi është dhe do të jetë para këngës për të.
“Nuk është se më pëlqen njëra apo tjetra, sepse unë i dua të dy profesionet, mirëpo nëse do ta keni ndjekur karrierën time do kuptosh që aktrimi është primar për çdo gjë”, ka thënë ajo, për të zbuluar se është duke punuar edhe në disa projekte muzikore.
“Me këngën besoj se dihet; të përfundojmë klipin me Ramadan Krasniqin – Danin të këngës ‘Nuk mund të jemi’ dhe pas kësaj do të pasoj edhe një këngë tjetër të cilën jam duke e përgatitur tani”, ka shtuar Rozi.