LajmeMaqedonia

Rrahja e nxënësve shqiptarë skenarë për destabilizim

Të gjitha partitë politike të pozitës dhe opozitës kanë reaguar kundër aktit vandal të rrahjes së nxënësve shqiptarë në autobus.

Partitë maqedonase janë përpjekur që të zbusin situatën, ndërsa partitë shqiptare, sidomos ato të opozitës kanë akuzuar qeverinë. Zyrtarë të lartë të BDI-së kanë vizituar nxënësit e rrahur në Spitalin e Qytetit të Shkupit, duke dënuar aktin dhe duke dhënë porosi që skenarët paramenduara të kësaj natyre do të jenë të dështuara. “Jemi këtu për të siguruar se do të marrin trajtimin nga ana e spitalit. Informacionet e para se duket janë të paqarta dhe flasin për një skenarë relativisht mirë të menduar dhe na shqetëson seriozisht”, tha deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.

Sipas saj, nëse dikush ka pasur tendencë për të organizuar një sulm të tillë me qëllim të frikësoj shqiptarët dhe të demotivojnë nxënësit të mos shkojnë në shkollë, apo kanë qëllim tjetër më të errët, ne si parti i themi se ata nuk do t’ia dalin këtij qëllimit.

Në vizitë të nxënësve ka qenë edhe zëvendësministri i brendshëm Xhelal Bajrami, deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi dhe zyrtarë të tjerë të partisë shqiptare në pushtet. Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka kërkuar seancë urgjente lidhur e incidentin e fundit të rrahjes së nxënësve shqiptare në Shkup, mirëpo kërkesa e kësaj partie nuk është pranuar nga ana e krye parlamentarit Trajko Veljanovski me arsyetimin se duhet të sigurohen informata shtesë mbi incidentin. Po ashtu VMRO-DPMNE dënon incidentet dhe kërkon të mos keqpërdoren nga politika.

“Incidentet duhet të dënohen dhe t’u lihet organeve përgjegjëse që ta kryejnë punën e tyre, ndërsa politika të mos i keqpërdorë ato për interesa ditore”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, duke kërkuar veprimin emergjent të organeve kompetente për gjetjen e dhunuesve. Ndërsa LSDM-ja me apel deri tek qytetarët që të mos bien pre e provokimeve. “LSDM-ja shpreh shqetësimin për incidentet të cilat po marrin dimension ndëretnik.

U bëjmë apel të gjithë politikanëve që të mos i keqpërdorin këto incidente për qëllime politike. Koalicioni qeverisës ka për obligim që të tregoj se Maqedonia është shtet juridik dhe se kryerësit e veprës, dhe nxitësit e këtyre incidenteve do të sanksionohen në mënyrë adekuate”, u shpreh Andre Petrov nga LSDM.

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) reagon ashpër ndaj incidentit të fundit të radhës në Shkup, duke vlerësuar se ky rast vandal kur goditen të rinjtë shqiptarë është vazhdimësi e një skenari të cilin RDK me kohë e ka paralajmëruar si skenar të mundshëm pas incidentit të rëndë në Gostivar.

“Trumpetimi permanent për integrim të vendit pa bërë kompromisin e kërkuar nga ndërkombëtarët, rezultoi me maska të organizuara që terrorizojnë të rinjtë shqiptarë me tentim deri në maltretim mizor”, thuhet në komunikatën e RDK-së. Nga Demokracia e Re thonë dhuna tregon se prapa incidenteve po qëndrojnë qarqe të caktuara që dëshirojnë që të krijojnë tensione dhe skenarë për destabilizimin e vendit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button