Katër prej tyre janë ftuar në bisedë informative, ndërkohë po kërkohen edhe disa të tjerë që ishin pjesëmarrës në këtë incident.
Sipas informacioneve të policisë së Gostivarit, tek disa prej tyre janë gjetur shkopinj bejsbolli. Një person ndërkohë ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të dhembjeve në kokë, ndërsa të tjerët nuk kishin lëndime të rënda.
Shkak për rrahjen, ka qenë mosmarrëveshja disavjeçare ndërmjet familjeve, që rezultoi me incident të këtyre përmasve.