LajmeMaqedonia

Rrahje në Gostivar, policia qetëson situatën me të shtëna në ajër

Në Gostivar pas mesnate ka pasur rrahje mes dy grupeve, ndërsa përleshja është ndërprerë pas ndërhyrjes të policisë, pasi rasti ishte raportuar nga qytetarët, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, përcjell Zemra.org.

“Më datë 17.10.2021 në orën 02.40, në SPB Tetovë personi A.T. (25) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 00.40 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar pranë një objekti hotelerik pas një zënke verbale që kishin patur paraprakishte brenda lokalit me personat A.N. Dhe I.N. nga Gostivari, të njëjtit bashkë me disa persona të tjerë e kanë su lmuar fizikisht dhe me mjete të forta, kurse njëri prej tyre kishte nxjerrë një vjet të mprehtë me të cilin e kishte kërcënuar.

Pak më vonë, kishte ardhur edhe vëllai i tij M.T., por edhe atë e kishin su lmuar fizikisht. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, kishte gjuajtur disa të shtëna paralajmëruese në ajër për të qetësuar situatën”, njoftojnë nga MPB.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button