Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Rrëfimi i shoferit të Sokol Olldashit

sokol-olldashit_hdShoferi personal i të ndjerit Olldashi, tregon të gjitha detajet e aksidentit tragjik të ish-ministrit të Transporteve, njëherësh dhe deputetit të Fierit, Sokol Olldashi.

Njeriu që nga të gjithë njihet me emrin Blendi, ka rrëfyer për gazetën “Shqiptarja.com” se shefi i tij, Sokol Olldashi ka qenë duke folur me të në telefon dhe në momentin kur është aksidentuar ka dëgjuar zhurmën e goditjes së makinës dhe britmat e të ndjerit Olldashi.

“Nuk kam dëgjuar as një fjalë gjatë këtij momenti, vetëm zhurmë dhe britmë, por jo fjalë. Menjëherë kam kuptuar se shefi u aksidentua dhe kam hyrë brenda në lokal, ku dhe kam njoftuar deputetin Igli Cara, se shefi kishte bërë aksident”, rrëfen për gazetën “Shqiptarja.com” shoferi i Olldashit.

Në rrëfimin e tij, Blendi i përgjigjet dhe pyetjes shumë të diskutuar gjatë këtyre tre ditëve, nëse në makinën tip Benz me targa AA 003 HN, ndodhej person tjetër ose jo?

”Unë kam shkuar në vendngjarje shumë shpejt së bashku me deputetin Igli Cara. Kemi zbritur nga makina jonë dhe me vrap kemi shkuar tek vendi, ku ishte rrëzuar Koli. Aty kemi parë dhe disa persona të tjerë, fshatarë të zonës dhe pronarë të disa lokaleve. Në makinë ishte vetëm një trup, dhe se të gjitha çfarë thuhen janë aludime të rëndomta, që s’më interesojnë fare”, tregon Blendi, shkruan Shqiptarja.

“Kemi shkuar shumë shpejt dhe sapo pamë makinën e rrëzuar shkuam me shpejtësi bashkë me Igli Carën. Aty kemi parë disa banorë të zonës, nuk i njihnim fare, dhe nëpër shi, po mundoheshin të nxirrnim trupin. Makina ishte rrëzuar në një pozicion shumë të keq, dhe s’të lejonte të hapje dyer si dhe nxirje trupin. Një nga dyer ishte deformuar pak nga goditjet gjatë rrëzimit dhe këtë derë jemi përpjekur ta hapim me forcë. Kemi arritur ta hapin deri në atë masë sa të fus dorën brenda. Kam futur dorën dhe i kam prekur njërën këmbë shefit, si dhe një herësh i kam folur, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Që në këtë moment kemi menduar se situata mund të jetë e rëndë. Nuk ka kaluar shumë nga qëndrimi jonë tek vendi i aksidentit dhe aty ka ardhur një makinë policie, që shërben për ruajtjen e sigurisë në tunelin e autostradës. Së bashku jemi përpjekur të nxjerrim trupin por ishte e pamundur të lëvizje makinën”-ka rrëfyer shoferi personal i të ndjerit Sokol Olldashi, që ka shkuar i pari tek vendi i aksidentit së bashku me deputetin e Partisë Demokratike Igli Cara.

Është dashur ardhja e forcave të policisë nga Tirana, që të lëvizet benzi, ku ndodhej Sokol Olldashi. Në momentin e nxjerrjes së këtij të fundit, ka qenë prezent dhe prokurori i çështjes Blerim Tominaj, i cili ka parë vetëm një person dhe jo dy siç pretendohet për dy. Pas nxjerrjes së trupit, është arritur të afrohet një auto ambulancë e cila e ka transportuar me shpejtësi Sokol Olldashin në spitalin Ushtarak, ku dhe është marrë konfirmimi zyrtar për vdekjen e tij. Momentalisht për këtë çështje prokuroria e Tiranës është duke kryer veprime hetimore, ku pritet që në ditët në vijim të administrohen në dosje akti i ekspertimit auto-teknik i makinës si dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Prokurorët thanë se jo zyrtarisht kanë marrë përgjigjen se deputeti Olldashi ka gjetur vdekjen si rezultat i kontuzionit të trurit në terren të shokut të rëndë traumatik- hemoragjik.

Show More

Related Articles

Back to top button